05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rritet rejtingu i opozitës – VMRO-DPMNE-ja me epërsi të dyfishtë ndaj LSDM-së në njësinë zgjedhore 2 dhe 6

VMRO-DPMNE ka përparësi të dyfishtë ndaj LSDM-së në pushtet, sipas anketës së fundit të opinionit publik, të realizuar nga Instituti për hulumtime politike në Shkup për nevojat e Radio Televizionit të Maqedonisë, e cila u prezantua në emisionin Objektiv.

Në pyetjen se për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, VMRO-DPMNE ka përparësi të dyfishtë ndaj LSDM-së, gjegjësisht për VMRO-DPMNE-në japin mbështetje rreth 19,4 për qind të qytetarëve, ndërsa për LSDM-në vetëm 10 për qind. E treta sipas mbështetjes së qytetarëve është BDI-ja me 6.5 për qind, por një rritje të konsiderueshme ka edhe LEN me 5.4 për qind, ndërsa “ZNAM” ka mbështetje prej 4.5 për qind, E majta 3.9 për qind, Aleanca e Shqiptarëve afër 2 për qind, ndërsa 22 për qind nga qytetarët anketuar janë përgjigjur për asnjerën nga partitë, 13.8% nuk duan të tregojnë, ndërsa 11.5 për qind janë përgjigjur nuk e di ose nuk kam përgjigje.

Në njësinë zgjedhore 6, BDI-ja ka mbështetjen më të madhe prej 17,9%, por shumë afër, menjëherë pas saj me 16% ndodhet Lidhja e Europiane për Ndryshim, ndërsa e treta, gjegjësisht e para tek blloku maqedonas e para është VMRO-DPMNE-ja me 8,1%. Pastaj vjen Aleanca për Shqiptaret me 7%, dhe e pesta është LSDM-ja me vetëm 4,4% që i bie dyfish më pak se VMRO-DPMNE-ja.

“E majta” me 0,6%, “ZNAM” e Maksim Dimitrievskit është me 0,5%, 20% janë përgjigjur asnjerën, 17,6% nuk kanë dashur të përgjigjen, ndërsa 5,9% janë përgjigjur nuk e di ose nuk kam përgjigje.

Në pyetjen se cila parti mendoni se do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, VMRO-DPMNE ka një avantazh prej pothuajse trefish më të madh se LSDM-ja në njësinë zgjedhore 2.

28% e qytetarëve janë përgjigjur se mendojnë se do të fitojë VMRO-DPMNE-ja, ndërsa vetëm 10,3% mendojnë se do të fitojë LSDM-ja. E treta është BDI nga blloku shqiptar me 8.9%, LEN 4.6% dhe “ZNAM” me 4 për qind. Vetëm 3.4 për qind janë përgjigjur për “Të majtën”, 2.8% ASH, 9% janë përgjigjur asnjera, 3.8% nuk kanë dashur të tregojnë, ndërsa 24.4% e të anketuarve nuk kanë dashur të përgjigjen.

Në njësinë zgjedhore 6, 18.2% besojnë se BDI do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, menjëherë pas saj 16.8% e të anketuarve besojnë se do të fitojë LEN, ndërsa vetëm 6.2% besojnë se do të fitojë ASH-ja. Për VMRO-DPMNE-në janë përgjigjur 10,6, ose katër herë më shumë në krahasim me LSDM-në, për të cilën janë përgjigjur vetëm 2,6 % se mendojnë se do fitojë.

“E majta” dhe “ZNAM” kanë nga 1%, ndërsa 10.7% janë përgjigjur se nuk mendojnë se do të fitojë asnjera nga partitë.

Me po me siguri do të dalin janë përgjigjur 42.2% të qytetarëve të anketuar në pyetjen nëse javën e ardhshme do të ketë zgjedhje parlamentare, a do dalin të votojnë. Ndoshta po janë përgjigjur 9.5%, ndoshta jo 6.2, nuk ka gjasa të votoj 25.3% dhe nuk kam përgjigje janë përgjigjur 16.8% e të anketuarve .

Për të njëjtën pyetje në njësinë zgjedhore 6, 32,9% janë përgjigjur me po, patjetër do të votoj, 15,2% janë përgjigjur ndoshta po, ndërsa 11,8% janë përgjigjur negativisht, ndoshta jo dhe 17,7% janë përgjigjur se nuk ka shans të votojnë. Edhe këtu ka një përqindje të lartë prej 22.5% që janë shprehur se nuk kanë përgjigje ose nuk e dinë.

Sondazhi është kryer nëpërmjet telefonit në njësinë zgjedhore 2 me 1002 të anketuar, ndërsa në njësinë zgjedhore 6 anketa u krye me 1001 qytetarë me një marzh gabimi plus ose minus 3 për qind.

Të fundit