15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rritje e pranisë së arinjve në Mavrovë dhe Rostushë, Komuna kërkon të shpallet gjendje krize

Komuna e Mavrovës dhe Rostushës kërkon nga Qeveria shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e Komunës për shkak të pranisë së shtuar të ariut të murrmë në këto zona dhe rrezikut që paraqet për qytetarët, transmeton Portalb.mk.

Në letrën me shkrim drejtuar Qeverisë, Komuna thekson se arinjtë, të cilët sipas të dhënave të Parkut Kombëtar “Mavrovë” janë rreth 160-180 në numër në këtë territor, shkaktojnë dëme të mëdha materiale, sidomos te bletarët, blegtorët fermerët, si dhe në shtëpitë e banorëve të Komunës, për të cilat, siç shtojnë ata, është denoncuar vazhdimisht tek autoritetet.

Ata theksojnë se prania e shtuar e arinjve është kërcënuese për jetën e qytetarëve dhe kërkojnë nga Qeveria që të propozojë masa dhe aktivitete konkrete për zgjidhjen e situatës.

“Komuna e Mavrovës dhe Rostushës i ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet dhe masat që janë në kompetencë të saj, për të mbrojtur qytetarët e saj. Janë mbajtur takime me bashkësitë lokale të të gjitha vendbanimeve në komunën e Mavrovës dhe Rostushës, njësitë policore në Rostushë dhe Mavrovë, stacionet policore kufitare në Zhirovnicë dhe Strezimir, PN ‘Mavrovë’, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, thonë nga Komuna.

Po ashtu, Komuna u bën thirrje ministrive kompetente, Parkut Kombëtar “Mavrovë”, Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) dhe institucioneve tjera kompetente që të vihen në funksionim për zgjidhjen e problemit sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllim të rivendosjes së sigurisë së qytetarëve.

Të fundit