13/07/2024
24.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rrogat e zyrtarëve, nismë për ndryshime ligjore nga një zyrë avokatie

Një zyrë avokatie nga Struga ka parashtruar nismën për ndryshim të nenit 11 të Ligjit për rrogat e personave të zgjedhur dhe emëruar, me çka baza për përllogaritjen e rrogave të bartësve të funksioneve do të definohet si minimale për rrogën e paguar vitin e kaluar, e jo sipas rrogës mesatare.

Kjo nismë u është dërguar të gjitha grupeve parlamentare, ndërsa ka për qëllim bartësit e funksioneve të dëshmonë   solidaritet me popullin në kohë krize, thonë parashtruesit e kësaj nisme.

Në këtë mënyrë do të harmonizoheshin rrogat e zyrtarëve të zgjedhur dhe emëruar në përputhje me standardin në vend.

“Është etike dhe morale që bartësit e funksioneve të dëshmojnë kredibilitet dhe solidaritet me popullin e tyre, të bëjnë ndryshime adekuate ligjore, të mos e lejojnë atë rritje të rrogave e cila është e lartë” – thotë Gligor Qatoski.

Nga zyra e avokatëve në Strugë, e cila ka parashtruar nismën poashtu theksojnë se rroga nuk duhet të jetë motivi kryesorë i zyrtarëve shtetërorë, por përgjegjësi për të kontribuar për interesat e shtetit dhe qytetarëve.

“Në këtë mënyrë zyrtarët përsëri do të kishin rroga mbi mesataren, ndërsa do të dëshmonin se solidarizohen me popullin. Poashtu do të dëshmonin se funksionin e marrin jo për benefitet financiare dhe privilegjet, por si ndjenjë përgjejgësie” – u shpreh Qatoski.

Reagimet e opinonit erdhën pas vendimit të Gjykatës kushtetuese për të anuluar pjesë nga ligji për rrogat dhe kompensimet tjera të zyrtarëve të zgejdhur dhe emruar duke rritur ndjeshëm rrogat e zyrtarëve të zgejdhur dhe emruar.

Kundër rritjes së pagave me 78% është shprehur edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ndërsa Qeveria ka paralajmëruar një zgjidhje ligjore për këtë çështje. Por, deri sa të vijë zgjidhja ligjore zyrtarët e zgjedhur dhe emëruar morën rrogën e parë me rritje, siç parasheh vendimi i gjykatës kushtetuese. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)

Të fundit