25/07/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Padia e LNM për të drejtat e njeriut, fillon gjykimi kundër Osmanit

Ka filluar gjykimi për shpifje dhe ofendim ndaj ministrit të punëve të jashtme, Bujar Osmani, i cili u padit nga ana e Lëvizjes Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut si dhe nga kryetari i saj. Sipas tyre, padia është si rezultat i deklaratës së ministrit Osmani, i cili ka shprehur dyshimin dhe nevojën për hulumtim sa i përket themeluesit të klubit maqedonas në Bllagoevgrad. Osmani kishte theksuar se pikërisht kjo lëvizje është burimi financues i klubit maqedonas “Nikolla Vapcarov” duke shtuar se bëhet fjalë për një fondacion nga Kanadaja, i cili punon kundër interesave të shtetit si dhe interesave të partnerëve strategjik.
Sipas avokatit mbrojtës të Lëvizjes ndërkombëtare maqedonase, një funskionar nuk guxon t’i ofendojë luftëtarët për të drejtat e njeriut. Si dëmshpërblim kërkojnë 10 mijë euro.
“Çdo funksionarë nëse dëshiron të jetë në at nivel dhe të kritikojë, të japë dorëheqje dhe të jetë një qytetarë i thjeshtë që të mund të kritikojë në nivelin e kritikës normale dhe jo në nivelin e ofendimit me shpalljen e dikujt të dyshuar me elemente antishtetërore.”, – deklaroi avokati i palës që ka paditur, Trajçe Torov.
Mbrojtja e ministrit Osmani thekson se padia në fjalë është e pa bazë dhe se do ta argumentojnë atë.
“Nga përmbajtja e deklaratave të prezantuara në padi absolutisht nuk mund të konstatohet se pala e paditur ka pasur për qëllim të nënvlerësojë dikë, në këtë rast më së paku paditësit, prej të cilëve njëri është person fizik, ndërsa tjetra shoqatë. Nga ana e ministrit është shprehur vetëm mendim publik sa i përket aktiviteteve të shoqatës.”, – theksoi avokati i palës së paditur, Lupço Iliev.
Në seancën e sotme nuk mori pjesë ministri, Bujar Osmani. Ai do të deklarohet në seancat në vazhdim.
FLORJE BELULI KAMBERI

Të fundit