07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rrugë të lagështa, Policia me apel deri te drejtuesit e automjeteve!

Ditët me shi ka fundi i vjeshtës, ndër të tjera, shkaktojnë rrugë të lagështa dhe lëvizje të vështirë të automjeteve, sidomos në rrugët malore të Pollogut, në drejtim të Strazhës dhe Mavrovës dhe mbi të gjitha përgjatë luginës së Radikës, kryesisht natën vonë dhe në orët e hershme të mëngjesit.

“Nëse temperaturat në ditët në vijim do të ulen ndjeshëm, siç parashikojnë sinoptikanët, në këto rrugë
janë të mundshme ngrica, por edhe rrëshqitje të dheut dhe shkëmbijve. Për këtë arsye, SPB-Tetovë apelon tek vozitësit që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm nëse udhëtojnë në drejtim të Strazhës, Mavrovës apo Kodrëssë Diellit, të kenë pajisje dimërore dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës”, apelojnë nga Policia.

Gjithashtu këshillohen drejtuesit e mjeteve që të kontrollojnë në kohë gjendjen teknike të automjeteve të
tyre, veçanërisht ata që kryejnë transport publik të udhëtarëve me autobusë dhe furgona, të mos konsumojnë alkool kur janë ulur në timon dhe të mos drejtojnë automjetet të papërgatitur dhe të lodhur.

“Policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë në vazhdimësi zbatojnë dhe në periudhën në vijim do të vazhdojnë me aktivitete të intensifikuara kontrolluese, në qendër të të cilave do të jetë korrektësia
teknike, gjegjësisht mosfunksionimi i automjeteve, si dhe shpejtësia me të cilën ato lëvizin brenda dhe jashtë zonave të banuara”, vijon apeli nga Policia.

Automjetet teknikisht të parregullta do të përjashtohen nga qarkullimi dhe do të vijojnë parashtresat përkatëse, si dhe për tejkalimin eshpejtësisë dhe drejtuesit e mjeteve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Flaka Media

Të fundit