09/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rusia vendos të dëbojë 6 diplomatë britanikë

Rusia vendos të dëbojë 6 diplomatë britanikë. Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë akuzoi diplomatët për spiunazh dhe akte sabotimi.

Televizioni shtetëror rus tha në një raport se gjashtë diplomatët ishin takuar me media të pavarura dhe grupe të të drejtave që janë shpallur “agjentë të huaj”, një emërtim që autoritetet ruse e kanë përdorur në mënyrë aktive kundër organizatave dhe individëve kritikë ndaj Kremlinit. Shërbimi Federal i Sigurisë paralajmëroi për veprime të mëtejshme nëse zbulohen veprime të ngjashme nga punonjësit e misionit diplomatik britanik.

Vendimi për dëbimin e diplomatëve britanikë vjen pasi kryeministri Keir Starmer viziton Uashingtonin për bisedime me Presidentin Joe Biden. Ai do të diskutojë me Kreun e Shtëpisë së Bardhë kërkesën e Ukrainës për të përdorur armë të furnizuara nga perëndimi kundër objektivave brenda Rusisë.

Dëbimi i diplomatëve perëndimorë që punojnë në Rusi dhe anasjelltas janë bërë një fenomen gjithnjë e më shumë i zakonshëm që kur Rusia  sulmoi Ukrainën në Shkurt 2022.

Të fundit