24/07/2024
27.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rustemi: Ndërtojmë për gjeneratat e ardhshme!

Me shpalosjen simbolik të tabelës për fillimin e ndërtimit të Korridorit 8, u shënua dhe fillimi i projektit më të rëndësishëm infrastrukturor në Republikën e Maqedonisës së Veriut. Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Boçvarski, ambasadorja e SHBA-së në RMV, Ageler, kryetari i Infrastrukturës Bechtel, Keni dhe kryetari i BDI-së, Ahmeti, së bashku e shpalosën tabelën e cila shënio fillimin e ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10d, me partnerin strategjik Konsorciumin “Bechtel & Enka”.Në 4 vite e 7 muajt e ardhshëm, do të ndërtohen katër drejtime rrugore: autostrada Tetovë – Gostivar, autostrada Gostivar – Bukojçan, autostrada Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë dhe autostrada Prilep – Manastri.“ Duke ecur drejt foltores, tani, nuk mund t’i largoj nga mendja përshtypjet dhe imazhet që janë thellë në kujtimet e mia të momentit, aktit, kur kam vënë nënshkrimin tim në Marrëveshjen për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10d. Atëherë, por edhe tani, më rikthehen kujtimet e para 30 viteve, të ditëve të mia studentore në Tiranë, ku  prej këtu deri atje udhëtoja mbi 10 orë. Tani arrijmë në Tiranë përafërsisht për pesë orë. Edhe kjo është shumë, duke marrë parasysh distancën. Megjithatë, pas realizimit të këtij projekti, me ndërtimin e këtyre akseve rrugore nga Korridori 8, në më pak se pesë vitet e ardhshme, do të udhëtojmë drejt Tiranës për vetëm dy orë! Nëse romakët e dinin këtë fakt se vendi ynë është një udhëkryq në Ballkan dhe nga këtu kalonte Via Ignatija, ne tani përsëri e krijuam “Via Ignatia”-n tonë të re, gjegjësisht krijuam Korridorin 8 dhe 10d, sipas të gjitha normave dhe standardeve botërore”, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.Në 32 vitete e fundi, në vend janë ndërtuar dhe vënë në përdorim 186 kilometra autostrada. Gjegjësisht, prej nga 5,8 kilometra autostradë në vit. Me këtë Marrëveshje do të ndërtohen rreth 110 kilometra autostrada në 4,7 vitet e ardhshme – ose nga 23 kilometra autostradë në vit.Ndërtojmë për gjeneratat e ardhshme! / TV KOHA/

Të fundit