04/10/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

SASHK paralajmëroi protesta për rritje të pagave, Janevska: Mësimdhënësit duhet të kenë besim tek ne

Dëshirojmë që me partnerët social të kemi raporte korrekte, por dëshirojmë që edhe mësimdhënësit të kenë besim te ne, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në lidhje me paralajmërimet e SASHK-ut për protesta, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritje të pagave.

“Tani është shtator. Sot mësimdhënësit do të marrin pagesën që kishin në bazë të marrëveshjes kolektive prej 0.70 për qind. Nëse hyrja e mjeteve për të cilën flet kryeministri, bëhet sipas pritshmërive nga përvoja e muajit të kaluar dhe të këtij muaji, ndoshta do të realizohen disa mjete shtesë që mendojmë se do të mund t’u japim mësimdhënësve si prioritet, megjithëse edhe resorë të tjera kërkojnë gjithashtu. Por duke pasur parasysh se janë një pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë që duhet të edukojnë fëmijët dhe rininë tonë, presim të shohim se çfarë do të ndodhë me mbushjen e Buxhetit që të diskutojmë”, tha ministrja.

Sipas saj çështja e dytë që mund të diskutohet për këtë javë është dinamika e rritjes së pagave.
“Duhet të shohim se në çfarë periudhe kohore dhe sa mund të rriten pagat. Sa planifikojmë për gjysmën e parë të vitit 2025, sepse pas rebalancit të buxhetit situata mund të jetë ndryshe, por edhe ajo që do të ndodhë në vitin 2026. Ka elemente që mund të diskutohen dhe ne po i diskutojmë ato elemente, duke dashur që në SASHK-un të kemi partnerë dhe të mos jemi armiq”, shtoi Janevska.

Të fundit