18/04/2024
5.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Seferi: Shpresoj që Kosova të mund Maqedoninë

Taulant Seferi, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren e Shqipërinë në vend të Maqedonisë, ishte pjesë e emisionit “Fan Zone”, ku këshilloi kombëtaren kuqezi të shikojë më shumë nga talentet nga Maqedonia e Veriut, ndërsa zbuloi edhe dëshirën e tij për të ardhmen.

“Sapo të përfundoj huazimin te Ksamaksi në fund të sezonit do rikthehem te Jang Bojs që kanë kartonin tim, ku shanset janë që të qëndroj. Do bisedoj dhe nëse nuk më shohin si një lojtar kyç atëherë do largohem, por të shohim”. Sa I përket kombëtares, aty është një konkurrencë e madhe, por mendoj se kjo është diçka e mirë për mua, pasi duhet të punoj më shumë dhe të zë një vend te Shqipëria. Në Maqedoni ka shumë talente dhe Shqipëria duhet të shikojë më shumë edhe në këtë vend,” tha në fillim  Seferi.

Në pyetjen se kush do të jetë fituese i përballjes në mes Maqedonisë dhe Kosovë, Seferi ishte i qartë.

“Kosovë-Maqedoni? Do shkoj ta shikoj ndeshjen live nëse e kam të mundur, por mendoj dhe shpresoj në një kualifikim të Kosovës.” Tha mes tjerash Taulant Seferi.

Seferi në fund të intervistës potencoi se “lojtari më i mirë te Shqipëria për të gjithë kohën është Igli Tare, por pëlqej shumë edhe Canën”.

Të fundit