11/10/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sela flet për koalicionin parazgjedhor dhe Ligjin për Prokurorinë Publike

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, përmes një postimi në Facebook, thotë se partia e tij angazhohet që të unifikojë votat shqiptare dhe të arrijë koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Besa dhe Alternativën.

“Ne prej në fillim kemi qenë shumë të qartë në lidhje me këtë çështje, nuk bëhet fjalë për gjë tjetër vetëm se ne duam të maksimizojmë dhe të bashkojmë sa më tepër votat e shqiptarëve dhe këtë do ta arrijmë. Koalicioni më kuptimplotë dhe më i rëndësishëm është koalicioni me opozitarin e vërtetë, qytetarët; të cilëve çdo vendim i qeverisë u bie në kurriz qoftë duke i lehtësuar apo rënduar ata”, ka shkruar Sela.

Ndërsa sa i përket Ligjit për Prokurorinë Publike, ai tha se është e qartë që BE kërkon ligj të ri, duke shtuar se këtë nuk duhet ta bllokojë një parti.

Ai tha se propozim-ligji për Prokurorinë Publike duhet të kalojë, por jo “blanko” që sipas tij e ka propozuar qeveria. Ai tha se duhet të shqyrtohen edhe vërejtjet, ndërsa shtoi se disa janë pranuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Askush nuk mund të sillet pandërgjegjshëm dhe ta bllokojë shpresën që e kemi se në mars do të marrim datë për nisjen e negociatave”, tha Sela.

Në lidhje me ligjin, ai shtoi se qëndrimi i Aleancës është shprehur në amendamente./Telegrafi/Aleanca për Shqiptarët pa asnjë dilemë është duke bërë gjithçka që të ketë koalicione dhe në funksion të kësaj janë edhe lëvizjet politike të cilat neve i bëjmë. Ne prej në fillim kemi qenë shumë të qartë në lidhje me këtë çështje, nuk bëhet fjalë për gjë tjetër vetëm se ne duam të maksimizojmë dhe të bashkojmë sa më tepër votat e shqiptarëve dhe këtë do ta arrijmë.
Koalicioni më kuptimplotë dhe më i rëndësishëm është koalicioni me opozitarin e vërtetë, qytetarët; të cilëve çdo vendim i qeverisë u bie në kurriz qoftë duke i lehtësuar apo rënduar ata.
Aleanca për Shqiptarët çdo herë ka qenë faktor unifikues, dhe mundohemi që të rikthejmë shpresën e humbur tek qytetarët e jo zhgënjimin e radhës. Ndryshimi me Aleancën për Shqiptarët, më 12 prill është i sigurt.

Të fundit