30/04/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sela në Gostivar: Organizatorët e rasteve të montuara do të shkojnë në burg

Koalicioni “Tash është koha” ka mbajtur tubim në Gostivar. Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka premtuar se do të kthejë besimin në sistemin e gjyqësorit, duke premtuar se me marrjen e pushtetit, do t’i dërgojë në burg organizatorët e rasteve të montuara.

“Jo vetëm se do të zgjidhen proceset e montuara politike, por ata që i montuan, do të përfundojnë në burg. Sepse kjo është garancia e vetme, se kësaj rinie nuk do t’i përsëritet e kaluara dhe e tanishmja”, deklaroi Sela.

Ai tha se më 15 korrik shqiptarët do të marrin për shembull Gostivarin dhe do të votojnë për koalicionin “Tash është koha”. Si në Gostivar, premtoi se do të udhëheqë edhe në Tetovë dhe Haraçinë.

“Ne ju themi sonte, se zona numër 6, Gostivari do të jetë i pari. Pas tij, Tetova. Edhe Haraçina do të kthehet”, tha Sela.

Ai ka kritikuar ashpër partinë e e deritashme në pushtet, BDI-në duke i vlerësuar si “patriotë fakultativ, që shkojnë në Gostivar vetëm sa për të marrë vota”. fc/

Të fundit