09/05/2024
12.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sela nga Saraji: Njerzit që ikin prej nesh edhe s’kanë sy e faqe që të përballen në fytyre, nuk meritojnë përkrahje

Para tubimit me strukturat e partisë në Saraj, Ziadin Sela, kryetari i njërit nga krahët e ASH-së theksoi se nuk do ta përkrahin Arben Taravarin, ish-bashkëpartiakun e tij në garën për president.

“Njerzit që ikin prej nesh edhe s’kanë sy e faqe që të përballen në fytyre, nuk meritojnë përkrahje”, theksoi Sela.

Aleanca për shqiptarët krahu i Ziadin Selës akoma nuk ka një vendim se si do të garoj në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Në një prononcim për KlanMaqedoni, Sela nuk përjashtoi mundësinë e koalicionimit por tha se në këtë moment akoma nuk ka negociata me asnjë subejkt politik.

“Do të kemi takime me strukturat dhe po dëshmojmë çdo moment se jemi të gatshëm për çdo variant sa i përket bisedimeve, jo nuk ka pasur ndonjë bisedim kur të ketë do të jeni të informuar”, tha Sela.

Të fundit