27/04/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Shkëndija gjunjëzon Vardarin fitore bindëse 3:0

Spektakël kuq e zi në terren e tribuna për fitore bindëse 3:0 të Shkëndijës ndaj Vardarit. Erald Çinari me dy super gola dhe një asist në realizimin e Bruno Dita ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, derisa 3 golat bënë të pavlefshme penaltinë e humbur nga kapiteni Totre. Nga ana tjetwr “Ballistët” ishin spektakolar në “Marshin Beqiri”, derisa klubi dha vlerësim maksimal për numrin e madh të spektatorëve të pranishëm në stadium.Ndeshja nisi me kuqezinjtë në sulm dhe pas disa aksioneve fituam penalti të cilën nuk e përktheu në gol Totre, goditja e të cilit u ndal në traversë. Minuta e 34 sheh kuqezinjtë në super kundërsulm, Çinari bukur nxjer përpara dhe hap lojën te Krasniqi, derisa me shpejtësi arrin para portës ku asistin e kthen në gol për delirium në tribuna dhe epërsi 1:0. Ndersa 6-të minuta më vonë nw minutwn e 40 Erald Çinari prodhon një super goditje që nuk i jep asnjë mundësi portierit Gaçevski dhe Shkëndija tashmë ka rezultat 2:0.Pjesa e dytë vazhdoi me ritmin e Shkëndijës që nuk do të vononte golin e tretë. Çinari kishte kryer misionin e golave dhe tash kaloi në detyrën e asistentit. Harkim milimetrik në zonë ku më lartë kërcen Bruno Dita e festa sërish do të shpëthente për golin e tretë të Shkëndijës. Fitorja bindëse 3:0 me Vardarin ka lënë të kënaqur trajnerin Jeton Beqiri edhe pse ai mendon se skuadra akoma nuk është në nivelin ku dëshiron ai.Jeton Beqiri Klisman CakeMesjava sjell ndeshjet e xhiros së 22-të dhe Shkëndija do të luajë si mysafire me Akademija Brera në Strumicë. TV KOHA

Të fundit