04/10/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sela: Shqiptarët me vite kanë besuar por gjithmonë janë dëshpëruar nga partitë politike shqiptare

Shteti ka qenë i njëanshëm deri tani, prandaj është koha të krijojmë një shtet për të gjithë ku gjithsecili do të ndjehet i barabartë me tjetrin. Dita e votimit është dita ku qytetarët kanë pushtetin në dorë për ta bërë ndryshimin, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në takimin me banorët e fshatit Çerkez të Kumanovës.

“Jemi para një situate e cila vjen një herë në katër vjet dhe është e patjetërsueshme të flasim rreth asaj. Ka shumë funksionarë partiakë të cilët vijnë dhe mundohen ta kërcënojnë vullnetin politik të popullatës, vullnetin që ata duan ta shprehin. Ditën e votimeve është simbolika e juaj, ato ‘pesë minutash’ ku drejtoheni në kutinë e votimit. Në ora shtatë të mëngjesit, liderët partiakë, mos keni asnjë dilemë të gjithë vlejnë zero. Ndërsa fuqia politike, matet në ora nëntë të mbrëmjes dhe ne do të jemi të fuqishëm aq sa do të na jepni ju fuqinë politike, një nga një me votë” tha Sela duke i shpalosur qëllimet e programit “Shtet për të gjithë” të koalicionit “Tash është koha”.

Ai gjithashtu bëri thirrje të mos përjashtohet asnjë shqiptar, por të gjithë bashkë të diskutojnë me njëri-tjetrin për ofertën politike të cilën e ofron Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela theksoi se shqiptarët me vite besuan, por gjithmonë mbetën të zhgënjyer nga partitë politike shqiptare, dhe si rezultat për pak shpresë të re orientuan votën tek një subjekt maqedonas.

“Ku jemi sot? Pra ca muajsh përpara se të nisë kjo kriza e pandemisë, e patëm vizituar çdo vend, çdo lagje, çdo fshat dhe çdo vendbanim. Kemi qenë edhe këtu në Kumanovë. Dhe e pashë trajtimin që LSDM-ja nëpërmjet pushtetit u bën shqiptarëve. E keni parë edhe ju nga mjetet e informimit. Ata thonë shoqëri për të gjithë, por shkollë te shqiptarët në Idrizovë jo, shoqëri për të gjithë, por shkollë te shqiptarët e Çashkës jo. Janë me mijëra fëmijë shqiptarë, që mësojnë në gjuhë maqedonase dhe jo në atë shqipe, që garantohet edhe me të drejtat e njeriut që gjithsecili është i lirë të mësojë në gjuhën e tij amë. E kjo nuk është shoqëri e përbashkët për të gjithë”, potencoi mes tjerash Sela. shk/

Të fundit