11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sela: Supozoj se kemi shumicë për votimin e ministrave të rinj

Para seancës për votimin e ministrave të rinj të Shëndetësisë dhe Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, deputeti i ASH-së, njëherë edhe kryetar i Kuvendit Qendror të ASH-së., Ziadin Sela tha se beson që shumica aktuale ka votat në Kuvend për votimin e ministrave të rinj.

“Do të votojmë “për”, sepse janë propozime tona si ministra dhe supozoj se ka shumicë. Shumica u tregua edhe para 2-3 dite, kur ishte pika e rendit të ditës për shkarkim, por edhe sot do ta shohim”, tha Sela.

Ndryshe, sot në Kuvend për ministër të Shëndetësisë pritet të votohet Ilir Demiri, ndërsa për ministër në MSHIA pritet të votohet Naim Bajrami. Të dy janë propozime të ASH-së, “krahu” i Ziadin Selës.

Të fundit