Abdulselam Selami, zëvendësdrejtor i Drejtorisë për të Ardhura Publike nga radhët e BDI-së e lëshon këtë pozitë, për të drejtuar një tjetër institucion.
Siç mëson Klan Maqedoni, Selami do të drejtojë Byronë për Metrologji, të cilën deri tani e ka drejtuar Merita Mustafai, nga e njejta parti.
Në pozitën e Abdulselam Selamit në DAP pritet të vijë kuadër i Aleancës për Shqiptarët, të cilët këtë pozitë e fituan pas marrëveshjes për t’iu bashkuar shumicës qeveritare.
Drejtoria e të Ardhurave Publike l me marrëveshjen politike mes ASH-së dhe Qeverisë do të marrë postin e zv/drejtorit të DAP-it. Ky post i ka takuar degës së Bogovinës e cila tani merr postin e dytë nga kulaçi qeveritar.
Tani në vend të AbdylSelam Selamit i cili shkon drejtor në Byronë për Metrologji, si zv/drejtor në DAP është emëruar Tahir Bexheti nga fshati Pirok i punësuar 15 vite në këtë institucion.
Ndërsa në pozitën e zëvendës drejtorit tek MIA është emëruar kuadër i ASH nga Kumanova, Osama Muadini.