15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Selmani: Çekani drejtesisë godet shqiptarët, përkdhel maqedonasit!

Ekzistojnë dilema se rasti me ish-shefin e shërbimit sekret të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov mund të ketë qenë një skenar për defokusimin e vëmendjes së opinionit publik nga dënimet drakonike të shqiptuara në rastin “Monstra”, kështu vlerëson profesiori univeristar I së drejtës penale Bashkim Selmani.

“Dilemat, ngrisin versionin të ndryshme, nëse i’a bashkëngjesim edhe djegien e veturës së Drejtorit të Agjencisë për zbatimin e gjuhës shqipe. Situat po na dëshmon se shërbimet e kësaj natyre nuk çrënjosen nga institucionet e shtetit, pavarësisht ndryshimit të konjukturave qeverisëse. Kjo situat na kthen në kohën Jankullovskës, Boshkovskit, dhe shumë ngjarjeve të tjera, po ashtu dëshmon se jemi larg shtetit të së drejtës. Këto drama të improvizuara nuk i bëjnë nder askujt, vetëm se humbim imazhin politik e juridik si në nivel shtetëror ashtu edhe atë ndërkombëtar”, deklaroi për Zhurnal, profesor Selmani.

Sipas tij, këto veprime bien ndesh me demokracin dhe shtetin e së drejtës. “Këto skenare dëshmojnë se ne kemi shumë probleme serioze, si në aspektin ndërnacional, nacional dhe ndërkombëtar. Këto veprime bien në kundërshtim me demokracin dhe shtetin e së drejtës që e premton çdo parti politike. Çekani drejtesisë njërën pal e godet (shqiptaret) dhe tjetren e perkdhel (maqedonasit)”, thekson profesor Selmani. (Zhurnal.mk)

Të fundit