03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Serbët paralajmërojnë bllokim të rrugëve në drejtim të Kosovës

Shoqata e Serbëve të Zhvendosur të Kosovës njoftoi se të hënën (5 shkurt) nga ora 12:00 deri në ora 15:00 do të bllokojnë rrugët që lidhin Kosovën dhe Serbinë “për të gjitha automjetet që drejtohen nga shqiptarët” që kalojnë përmes pikëkalimit kufitar Kosovë-Serbis në Merdarë, drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe Suboticës, gjegjësisht në mbarë territorin serb.

“Rrugët do të jetë të bllokuara çdo të hënë për tre orë nga ora 12:00 deri në ora 15:00 derisa të ndalet terrori i përditshëm ndaj popullit serb në Kosovë. Terrori që po përjeton populli serb dhe populli tjetër joshqiptar është bërë i padurueshëm dhe është shumë afër një konflikti me pasoja të pallogaritshme”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Serbëve të Zhvendosur.

Bllokimi i rrugëve që çojnë në drejtim të Kosovës vjen pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nëpërmjet të cilës synohet ndalimi i qarkullimit të dinarit serb në territorin kosovar. Shumë paralajmëruan se çështja e dinarit mund të nxisë ripërtëritjen e konfliktit në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, sikurse për targat.

Ndryshe, serbët e veriut, nëpërmjet automjeteve të rënda, ekskavatorëve dhe automjete private, bllokuan rrugët që të çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak – në dhjetor të vitit 2022. Në nëntë lokacione të ndryshme rrugët u barrikaduan nga strukturat paralele serbe duke pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave. (AP)

Të fundit