Të shtëna armësh janë dëgjuar sërish në qendrën tregtare East Gate në Shkup, konfirmon Ministria e Brendshme për A1on.
Nga aty thonë se për momentin policia po kontrollon se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, ndërsa më shumë informacione do të kenë gjatë ditës.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin të shtëna në këtë qendër tregtare. Më 25 gusht të këtij viti, në garazhet e nëndheshme në East Gate po ashtu ndodhi një incident me armë.