24/07/2024
27.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shërohen 126 pacientë nga Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë sot bëri të ditur se janë shëruar 126 pacientë.

Prej tyre 22 janë në Shkup, 72 në Kumanovë, 1 në Shtip, 19 në Strugë, 1 në Ohër, 6 në Veles, 3 në Gjevgjeli, 1 në Kavadar dhe një në Kriva Pallanka.

Gjithashtu në spitalin ‘8 shtatori’ humbën jetën 2 pacientë, një paciente 49 vjeçare nga Likova e Kumanvës e pranuar në spital më 3 prill dhe një 73 vjeçar nga Shkupi që u pranua në spital më 198 prill në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në Klinikën Infektive janë pranuar edhe 3 pacientë të rinj, ndërsa momentalisht janë hospitalizuar 62 pacientë. Në spitalin ‘8 shtatori’ janë pranuar 6 pacientë të rinj ndërsa 29 është numri i përgjithshëm i pacientëve të hospitalizuar. Në spitalin e Manastirit shërohen 7 pacientë prej të cilëve njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 2 pacientë”, shprehen nga MSH.

Të fundit