29/09/2022
19.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shërohen 16 pacientët e infektuar me koronavirus në Vietnam, përfshirë një foshnje 3 muajshe

Të 16-të pacientët e infektuar me koronavirus në Vietnam, përfshirë një foshnjë 3 muajshe, janë shëruar, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit. Një pacient ende po monitorohet në spital, dhe të tjerët janë larguar.

Më shumë se 1.200 teste kanë rezultuar negative në Vietnam që nga fillimi i koronavirusit në fund të dhjetorit të vitit 2019, shkruan CNN. Për të ndaluar përhapjen e virusit, Vietnami vendosi një bashkësi të tërë në mbyllje.

Pas konfirmimit të rastit të saj të 16-të, për të ndaluar përhapjen e virusit autoritetet lokale bllokuan zonën përreth komunës Son Loi në provincën Vinh Phuc, rreth 40 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Hanoi.

Të fundit