26/05/2024
13.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shërohen edhe 24 pacientë tjerë, edhe sot statistika pozitive për coronavirusin

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit nga coronavirusi janë shëruar 24 pacientë, të cilët të gjithë janë kuruar në kushte të shtëpiake.

Bëhet fjalë për 4 pacientë nga Shkupi, 4 nga Dibra, 1 nga Strumica, 1 nga Kumanova, 3 nga Shtipi, 3 nga Prilepi, 5 nga Koçani dhe tre nga Tetova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këto raste, numri i përgjithshëm i të shëruarve nga Covid-19 shkon në 224.

Ndërsa nga ana tjetër, nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë edhe një pacientë (70-vjeçar nga Llabunishta e Strugës).

Me rastin e sotëm, numri i personave që e kanë humbur jetën nga coronavirusi shkon në 55.

Ndryshe, kjo është dita e dytë (pas të djeshmes) që numri i personave të shëruar është më i madh se të infektuarve.

Sot, zyrtarisht janë regjistruar vetëm shtatë raste të reja të të infektuarve, ndërsa numri i përgjithshëm është 1231./Telegrafi/

 

 

Të fundit