05/03/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Klinika për Hematologji-Shkup: Pacientët me sëmundje të rralla në kohë po marrin terapinë

Nga Klinika Universitare e Hematologjisë deklarojnë se gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga përhapja e COVID-19, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, janë marrë masa të posaçme që pacientët me sëmundje të rralla të marrin terapi në kohë dhe në të njëjtën kohë të mbrohen maksimalisht nga ekspozimi i mundshëm ndaj virusit.

Pacientëve me sëmundje të rralla të cilët po mjekohen me terapi orale, theksojnë nga Klinika, menjëherë u janë dhënë, në kushte të veçanta të punës, sasi të barnave për tre muaj dhe udhëzime për kontrolle gjatë kësaj periudhe përmes aplikacioneve digjitale.

Nga Klinika deklarojnë se pacientët me sëmundjen e “goshe” të cilët marrin terapi me enzimë intravenoze janë informuar se kur do të organizohen kushte optimale të aplikimit, me një rrezik të ekspozimit ndaj COVID-19 të barabartë me pothuajse zero, ata do të thirren për terapi pasuese.

Ky vendim u morë me qëllim të mbrojtjes maksimale, bazuar në rekomandimet e ekspertëve botëror, pa kompromentuar trajtimin e sëmundjes themelore. Disa nga pacientët me sëmundjen “Goshe” morën terapi javën e kaluar në përputhje me të gjitha protokollet e sigurisë, ndërsa pjesën tjetër do ta marrin atë në dy ditët e ardhshme.

Të fundit