25/06/2024
23.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

SHGM: Nuk lejohet nënçmimi publik dhe dëshirimi i vdekjes për gazetarët

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon ndaj komunikimit të papërshtatshëm publik të përcjellë me ofendime dhe kërcënime të vrazhda ndaj gazetarëve të publikuar në profilin e Fejsbukut të quajtur Bozhidar Bozhinovski. Ditët e kaluara personi Bozhinovski përmes rrjetit social Fejsbuk, në njërën nga postimet, në profilin e përmendur, publikon një fotografi personale të gazetarit Borjan Jovanovski dhe në tekst thotë se: “është thundra fashiste, ai doli në televizion dhe nuk tha asgjë për fashistët në Ohër… Unë do t’i sugjeroja opsionin e Adolfit, që të na shpëtonte sa më parë nga ekzistenca e tij”.

Publikimi i këtij lloji të përmbajtjes për kolegun Jovanovski mund të nxisë gjuhën e urrejtjes nga palët e treta në rrjetet sociale si dhe në disa media onlajn. Urrejtja mund të kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e gazetarëve dhe individëve të tjerë, që do të thotë se përveç autorëve, përgjegjësi penale kanë edhe ata që nxisin aktet e urrejtjes.

Liria e shprehjes duhet të promovohet dhe të ushqehet si një nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut, por në të njëjtën kohë është e nevojshme të dihet se realizimi i këtyre lirive përfshin detyrime dhe përgjegjësi.

Me respekt,

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Të fundit