22/07/2024
28.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkelin masat për vet-izolim, gjobiten me nga 2000 euro

Prokuroria Themelore- Kumanovë deri tek Gjykata Themelore në Kumanovë ka dorëzuar propozim për shqiptimin e urdhër-dënimit për tre persona të cilët kanë kryer vepër penale, mosrespektim të masës për vet-izolim që është e dënueshme në bazë të Nenit 206 Alineja 1 nga Kodi Penal.

Dy të akuzuarit të cilët kanë arritur në vend nga vende me rrezik të mesëm ose të lartë, në pajtim me masat kanë qenë të detyruar që në periudhë 14 ditore të mos lëshojnë vendet të cilat i akne paraqitur si vendbanime të tyre ku do të kryenin edhe vet-izolimin 14 ditor.

Gjatë kryerjes së kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë ata nuk janë gjetur në adresat e tyre. Kështu që kanë bërë shkelje dhe Prokurori ka kërkuar gjobë prej 2 mijë eurove. Gjithashtu është gjobitur edhe një pronar i një lokali i cili nuk ka respektuar masën për mbyllje të lokalit gjatë krizës me koronavirusin.almakos

Të fundit