14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkencëtarët fillojnë testet për dy vaksina të mundshme

Shkencëtarët në Australi kanë nisur testimin e dy vaksinave potenciale në kafshë, të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Vaksinat janë zhvilluar nga Universiteti i Oksford dhe kompania amerikane Inovio Pharmaceuticals

Agjencia kombëtare shkencore e Australisë do të vlerësoj funksionalitetin e vaksinave, si dhe përshtatshmërinë e tyre për njerëzit. Testet e para njerëzore u kryen në SHBA muajine kaluar por ato e kishin tejkaluar fazën e testimit në kafshë .

Janë disa vaksina tjera potenciale në zhvillim që po bëhen anekënd botës në këtë kohë që po kryhen me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Organizata e Hulumtimit Shkencor dhe Industrial të Australisë ka njoftuar se këto do të jenë provat e para të plota para klinike të vaksinave që shfrytëzojnë një model kafshësh.

Hulumtuesit thanë se shpejtësia dhe niveli i bashkëpunimit ndërkombëtar që mundësoi arritjen në këtë fazë është i paprecedent.

“Zakonisht duhet një deri në dy vite për të arritur në këtë fazë dhe në fakt është shkurtuar këtë në një periudhë prej disa muajsh” tha Dr. Rob Grenfell nga organizata australiane të enjten.

Këto ditë ekipi ka futur mostra të vaksinave në qelbës- kafshë e vogël gjitarë e mbuluar me gëzof që është dëshmuar se kontrakton korona virusin e ri njëjtë sikur njerëzit.

Rezultatet e para nga provat në kafshë mund të njoftohen në një periudhë të shkurtër, në qershor, thonë shkencëtarët. Nëse janë të suksesshme, vaksinat mund të barten në laboratorë tjera për prova klinike.gazetaezpress

Të fundit