24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkëndija barazon me akademija pandevin

Shkëndija e Tetovës është ndalur nga Akademia Pandevi në Tetovë,
duke barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-t në Ligën e
Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Lupço Doriev gjeti golin për
kuqezinjtë, përderisa skuadra nga Strumica barazoi përmes
Gjorgjievskit.
Kujtojmë se skuadra e Qatip Osmanit këtë ndeshje e mbylli me një lojtar më pak në fushë, pasi Sabit Bilalli u ndëshkua me karton të kuq.
Nga skuadra kuqezi është pritur shumë më tepër, kur dihet
se në sezonin e ri akoma nuk ka shijuar fitoren në stadiumin vendas
Ndërkohë as Struga Trim Lum nuk ka shkuar më shumë se një barazim
1:1 me Rabotniçkin në transfertë. Fitore ka marrë Makedonija Gjorçe
Petrovi e udhëhequr nga Muharem Bajrami, që mundi Pobedën me
rezultatin 3:1, përderisa Bregallnica në shtëpi triumfoi ndaj Tikveshit me
shifrat 2:1. Pas ndeshjeve të javës së 14-të tabelën e kryeson Struga
Trim&Lum me 27 pikë dhe Shkëndija me 24 pikë.TV KOHA

Të fundit