Të tjera lajme

SHKËNDIJA I RIKTHEHET FITORES – PELISTERI “VRASËS” I FAVORITËVE!

Shkëndija  shënoi  fitore të  sigurt  në transfertë me  Rabotniçkin në Shkup 0-3, ndërsa Pelisteri dhe Vardari  luajtën me barazim pa gola në Manastir, në kuadër të javës së 26-të  në Ligën e parë të futbollit vendor.

Shkëndija ka marrë fitore bindëse 3:0 në transfertë me Rabotniçkin në  Shkup.

Dy gola të Endrit Krasniqit dhe një të Fabrice Tambës sollën fitoren e 19-të sezonale për ekipin kuqezinj. 

Pas ndeshjes trajneri Jeton Beqiri theksoi se fitorja vjen në një moment të duhur kurse ekipi i tij ka reaguar në mënyrë pozitive pas asaj disfate në Tetovë kundër Pelisterit

  E dominuam takimin nga fillimi deri në fund, përveç një gabimi individual në fillimin e pjesës së dytë ku na shpëtoi portieri. Pjesa tjetër ishte e kontrolluar nga ana jonë dhe ishte një fitore e cila na duhej në këto momente për shkak se, të them të drejtën, edhe ne si staf, edhe futbollistët, edhe opinioni, edhe tifozët, të gjithë e përjetuam shumë rëndë atë humbje me Pelisterin. Ishte një humbje e papritur, por futbolli i ka këto situata dhe ne duhet mbas humbjes të reagojmë dhe të luftojmë çdo ndeshje pastaj për trepikëshin.” ka deklaruar trajneri Jeton Beqiri.

 Pas Shkëndisë në Tetovë, Pelisteri ia “prishi hesapet” edhe një favoriti për titullin kampion. Në Manastir nën dritën e reflektorëe ndeshja kundër Vardarit përfundoi pa gola.

Ky barazim ka një peshë të madhe duke ndezur “betejën” për titullin kampion.

Me këtë pikë Vardari bëri një hap prapa në garën me Shkëndinë, kurse Pelisteri tregoi se është “vrasës” i favoritëve pasi drejtpërdrejtë po ndikon se ku do të përfundojë titulli i Kampionit.

Teksa kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në përfundim të kampionatit diferenca mes Vardarit dhe Shkëndisë tani është 1 pikë.

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit