Të tjera lajme

SHKËNDIJA MËSON KUNDËRSHTARËT PËR NDESHJET KONTROLLUESE

Kampioni  aktual i Maqedonisë  në  futboll Shkëndija e Tetovës vijon  përgatitjet  për  pjesën  pranverore  të  kampionatit  por edhe  garat e  play off-it  në UEFA Konferencë Liga.  Shkëndija  ka publikuar emrat e ekipeve me të cilat do të zhvilloj ndeshje kontrolluese  gjatë fazës përgatitore.

Ekipi kuqezi nga 5 janari është duke punuar në Tetovë, ndërsa nga data 17 janar do të zhvendoset në Antalia ku  do të  qëndroj  deri më 1 shkurt.  Ekipi  gjatë gjithë  fazës përgatitore  krahas  seancave  të rregullta  stërvitore që i ka  planifikuar stafi teknik  do të  zhvillon edhe pesë ndeshje kontrolluese prej të cilave  një në  vend, dhe katër në tokën turke. Ndeshja e parë kontrolluese  do të  zhvillohen  në vendin  ton  kundër  ekipit AP Brera më 15 janar

Gjatë qëndrimit në Turqi, Shkëndija do të përballet me kundërshtarë cilësorë ndërkombëtarë në katër teste kontrolluese. Sipas   orarit të paracaktuar . Më 20 janar  përballen me ekipin ukrainas  FC Oleksandrya ,  më  24 janar  kundër  ekipi t  sllovak  FC Podbrezova , më 28 janar  FK Sarajeva  nga  Bosnja e Hercegovina  dhe ndeshja e fundit do të zhvillohet  më  1  shkurt  kundër  ekipit  FC Ordabasy nga  Kazakistani

Qëllimi i  këtyre ndeshjeve  kontrolluese është që stafi teknik ti shfrytëzojë për të rritur nivelin fizik dhe taktik të skuadrës, si dhe për të testuar formacionin në prag të rifillimit të garave zyrtare.

 SHABAN SINANI  – TV KOHA

Të fundit