28/04/2024
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkëndija vazhdon përgatitjet në Turqi

Shkëndija ka udhëtuar drejt Antalias ku deri më 9 shkurt do të
zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve dimërore. Ekspedita
kuqezi ka lënë Tetovën, për të vijuar punën në kushte shumë më
të favorshme klimatile në Antalia të Turqisë. Mëngjesin e sotëm
ekipi fluturoi drejt tokës turke, ndërsa pas akomodimit, pas dite
skuadra direkt del në fushë për të vazhduar punën sipas
planprogramit të stafit teknik.
Prej sot deri më 9 shkurt skuadra do të qëndrojë në Antalia të
Turqisë ku krahas stërvitjeve do të zhvillojmë edhe 4 ndeshje
kontrolluese.Përfundimisht, skuadra do të përballet me
kundërshtarë të fortë në fazën kryesore të përgatitjeve në Turqi, TV KOHA
https://www.youtube.com/watch?v=uF51fZ2pcrU

Të fundit