27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkrirja e akullnajave në Zvicër zbulon një alpinist të zhdukur në vitin 1986

Akullnajat në alpet e Zvicrës po shkrijnë me shpejtësi për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ndërsa thuajse çdo verë, akulli i shkrirë zbulon diçka, të humbur për dekada.

Këtë herë disa eksplorues zbuluan në akullnajën Theodul, trupin e një aplinisti gjerman të zhdukur që prej shtatorit të vitit 1986.

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi në atë kohë nuk arriti të gjente asnjë gjurmë të tij.

Policia nuk e përmendi emrin e alpinistit, por tha se ai ishte 38 vjeç kur u zhduk gjatë një eksplorimi.

Akullnaja Theodul, ka pësuar një shkrirje drastike si pasojë e rritjes së temperaturave duke humbun gjysmën e vëllimit të saj që nga viti 1931.

Deri në vitet 1980, Akullnaja Theodul ishte ende i lidhur me fqinjin e saj – akullnajën Gorner – por ato të dyja tani janë plotësisht të ndara.

Zvicra vitin e kaluar kishte një nga qershoret më të nxehta dhe më të thata. Por, tre javët e para të korrikut ishin më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë.

Të fundit