25/06/2024
16.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkup, policia gjen armë në një kontejner për mbeturina

Mbrëmë rreth orës 22:30 në “Cërnogorska”, policia ka gjetur disa armë dhe municion. Konkretisht, një automatik kallashnikov i prodhimit kinez, një pushkë automatike Pleter 91 e prodhimit kroat 9 mm dhe një çantë me 100 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 27 fishekë të tjerë të kalibrit të ndryshëm.

Me urdhër të gjykatës është kontrolluar në shtëpinë e B.L. (27) nga Shkupi, i cili nuk ndodhej në shtëpi. Gjatë kontrollit janë gjetur objekte që dyshohet se kanë lidhje me krim. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, nga SPB Shkup thonë se do të dorëzojnë raport përkatës.

Të fundit