21/05/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkup: Prokuroria kërkon gjobë prej dy mijë eurove për 21 shkelës të orës policore

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Penale në Shkup propozime për lëshimin e urdhrave ndëshkuese kundër 21 personave për kryerjen e veprës penale – Mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, informojnë nga PTHP Shkup.

“Të gjithë të pandehurit kanë shkelur orën policore, gjegjësisht nuk e kanë respektuar vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjatë orës policore ata u gjetën në lokacione të ndryshme të qytetit”, thonë nga Prokuroria.

Prokuroria Publike propozon që të pandehurit të gjobiten me nga 100 gjoba ditore, ndërsa vlera e një gjobe ditore të jetë 20 euro në kundërvlerë të denarëve.

Të fundit