Shkupi është rikthyer në binarë të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian pas përfundimit të aventurës me idenë Vuçiqit dhe Rames për Ballkanin e Hapur. Pasi sot dhe nesër në Shkup, kryeministri Kovaçevski do të mirëpresë kolegët e tij nga rajoni në kuadër të nismës “Ballkani Perëndimor dhe BE”. Lajmi i mirë është që Qeveria ka anuluar ngjarjen me rastin e fillimit të masave për “Qasje të liri deri te tregu i punës në vendet e Ballkanit të Hapur”. Dhe, kjo vërteton edhe njëherë se Shkupi është rikthyer në rrugën e duhur aty ku e ka vendit e orientuar drejt Bashkimit Evropian.
Sot dhe nesër në Shkup, kryeministri Kovaçevski do të mirëpresë kolegët e tij nga rajoni në kuadër të nismës “Ballkani Perëndimor dhe BE”.
Në Samit do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës – Borjana Kristo, presidenti i Malit të Zi – Jakov Milatoviq, si dhe drejtori përgjithshëm të Drejtorisë së KE-së për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit – Gert Jan Kopmann.
I pranishëm do të jenë edhe ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Evropën Xhejms Obrajan. Liderët e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian.
Kishte tentime që përmes “Ballkani të Hapur” të zëvendësohej Procesi Berlinit, por dështuan –
Tentimet për të zëvendësuar idenë e Merkelit me atë të Vuçiqit ishin të pakuptimta dhe të panevojshme, madje ishin tejet të dëmshme për vendin dhe rajonin. Prandaj, nuk kishte nevojë për një bashkëpunim të iniciuara nga ide të reja, kur diçka e tillë veçse se ekzistonte qysh nëntë vite më parë. Pasi, Procesi i Berlinit është një nismë e ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.
“Ballkani Hapur” largonte shtetet nga Procesi i Berlinit, gjegjësisht anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Vuçiq bashkë me Ramen tentuan ta kërcënojnë BE-në se kinse paskan alternativa tjera të zhvillimit të rajonit, pra me këtë dërgoheshin mesazhe se munden edhe pa BE-në, e kjo i hapte rrugën e terrenin e përshtatshëm ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.
Nisma e Ballkanit të Hapur fillimisht u quajt Mini-Shengen, nisi më 10 tetor 2019, në Novi Sad të Serbisë, dhe u nënshkrua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Më 29 korrik 2021, ajo u pagëzua me emrin Ballkani i Hapur. Nisma u kundërshtua nga opozita në Shqipëri, dhe u refuzua nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal. Prandaj, edhe kundërshtoi fuqishëm deri sa vetë nismëtarët e kuptuan që gabuan dhe dështuan.
Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2004. Ka vetëm statusin e vendit kandidat. Ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim si pasojë e vetos bullgare që kanë të bëjnë me kontestin e hapur kryesisht mbi çështjet historike, tani vetoja është larguar me një marrëveshje që Maqedonia e Veriut t’i fut bullgarët pjesë integrale të Kushtetutës. Pritet që deri në fund të këtij viti të bëhen ndryshimet kushtetuese.
Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në vitin 2009, është shtet kandidat, por ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim, si pasojë e bllokadës nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut. Shqipëria dhe RMV janë paraparë si shtete bllok të fillojnë negociatat me BE-në. Edhe Mali i Zi është vend kandidat dhe ka aplikuar për pranim në BE në vitin 2008. Serbia, po ashtu, është shtet kandidat dhe ka aplikuar për pranim në BE në vitin 2009. Ndërkaq, Kosova vitin që lamë pas ka aplikuar për anëtarësim në BE por ende nuk e ka marrë statusin e shtetit kandidat. /Zhurnal.mk