Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, pjesëmarrës në Samitin e BE-së në Shkup tha se Plani i Rritjes që përmban ky takim, mund të rrisë ekonominë e shteteve të Ballkanit Perëndimor për dy herë më shumë.
“Është nder të jesh në Shkup sot për të marr pjesë në takimin e liderëve në planin e rritjes i cili është potencialisht një ndryshues i lojës për regjionin, mund të rrisë ekonominë tuaj dyfish në dekadën e ardhshme dhe është shumë motivuese të shohësh se si regjioni ka mirëpritur këtë koncept dhe është duke punuar shumë në reformat që do të ndihmojnë deri në arritjen e kësaj rritjeje… Liderët do të diskutojnë për tregun rigjenerues dhe integrimin e regjionit në tregun tonë të brendshëm, i cili është një rritje e madhe”, tha Koopman. /Alsat.mk