05/03/2024
8.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shoqata “Tradita” shpall konkurs për ndarjen e çmimit ”Ali Vishko”

Çmimi Kombëtar ,,Ali Vishko” jepet në bazë të Statutit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” dhe i njëjti u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit.

Çmimi Kombëtar ,,Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare.

Të drejtë konkurrimi kanë:

-Institucionet e arsimit të lartë;

– Institucionet shkencore;

-Shoqatat shkencore dhe profesionale;

-Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiues individualë.

Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:

-Të dhëna personale për autorin,

-Të dhëna bibliografike dhe

-Arsyetim të propozimit për marrjen e çmimit.

Propozimet duhet të dërgohen në 5 kopje dhe të njëjtat duhet të dorëzohen deri më 5. 6. 2020, në adresën: Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita”- Tetovë, Këshilli për ndarjen e Çmimit Kombëtar ,,Ali Vishko”, 1200 Tetovë, Rruga ,,Ivo Llolla Ribar”, Nr. 211/10, Fahu postal, Nr. 50.

Propozimet e pakompletuara dhe ato të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të merren parasysh. Për më shumë informata na kontaktoni përmes adresës elektronike: tradita2012@gmail.

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”

Të fundit