28/05/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shpallet konkurs për oficer të ri në Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut

Gjatë ditës së djeshme (15.03.2023) është shpallur konkurs për regjistrimin e kandidatëve me cikël të parë të mbaruar të studimeve për aftësim dhe përkryerje profesionale për oficerë për shërbime për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ftojmë të gjithë të rinjtë nën moshën 28 vjeç, të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në: makineri, elektroteknikë, komunikacion dhe transport, mbrojtje, siguri, shkenca ekonomike, juridike, shkenca organizative dhe menaxhim, arte muzikore dhe fusha të tjera të listuara në këtë konkurs, të interesuarit për karrierë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të aplikojnë në Konkursin e shpallur nga Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” – Shkup.

Kandidatët e përzgjedhur do të dërgohen për aftësim profesional dhe përmirësim për oficerë për shërbimet e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në kohëzgjatje prej 6 muajsh, pas së cilës kursantët të cilët e kanë përfunduar me sukses procesin do të avancohen në gradën toger në shërbimin përkatës dhe të fillojë punën në Ministrinë e Mbrojtjes, në pajtim me aktin për sistematizim në ministri dhe aktin për formimin e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e URMV-së.

Të fundit