Të tjera lajme

Shpat Kasapi merr duartrokitjet e fundit nga të gjitha trojet shqiptare gjatë komemoracionit që po mbahet në Tetovë

Në shtëpinë e Kulturës në Tetovë sot poi jepet lamtumira e fundit Shpat Kasapit. Mes shumë të pranishmëve, familjarët dhe kolegët mes lotëve dhe dhimbjeve kujtojnë krijimtarinë dhe jetën e tij.

Në sallë, nëna dhe familjarë të këngëtarët po presin njerëz që kanë shkuar për t’i ngushëlluar.

Në këtë ceremoni për Shpat Kasapin, motra e tij Jehona, e prekur thellë nga dhimbja, nuk mundi t’i mbante lotët.
“Sot me zëmër të thyer jemi mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait tim, është shumë e vështirë për të përshkruar fjalët për të përshkruar dhimbjet që ndjej. Shpat, shpirti i motrës, ti linde me yll në ballë, ishe një njeri i mirë, dije t’i ndjeje hallet nga empatia jote e madhe. Shpati ti i doje shumë fëmijët dhe pleqtë. Doje shumë të qeshësh, buzëqeshja ishte sinonim i yti”, tha Jehona,

Varrimi i Shpat Kasapit do të bëhet sot, nga ora 14:00, në varrezat e qytetit në Tetovë.

Të fundit