Shpërthimet dhe zjarri shqetësojnë banorët e lagjes Karposh 4 të Shkupit. Sonte pas orës tre ka rënë zjarr para urës së Kombeve të Bashkuara dhe sipas banorëve në objektet përreth janë dëgjuar shpërthime.
Makina mori flakë, mbase edhe diçka tjetër ishte në flakë, nuk jam i sigurt, nuk dukej mirë. Digjej edhe shtylla elektrike. U dëgjua një shpërthim – thotë një qiramarrës i pallatit përballë urës së Kombeve të Bashkuara që të çon në Vlae.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë. Së shpejti presim më shumë informata nga zjarrfikësit në Shkup.