27/05/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Shqetësuese”, Von der Leyen flet për tensionet në Veri të Kosovës: Palët të marrin masa dhe të rivendosin qetësinë!

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha sot se tensionet e fundit në Kosovë janë “shqetësuese” dhe bëri thirrje për qetësi.

“Ne shtrimë edhe në Ballkanin Perëndimor, të njëjtat masa solidariteti që kemi marrë brenda bashkimit tonë. Ne kemi mbështetur familjet vulnerabël ndaj kostove të larta të energjisë. Ne po ndërtojmë infrastrukturë të re për të reduktuar varësinë e Ballkanit Perëndimor nga karburantet fosile ruse. Dhe ky bashkëpunim praktik ka ecur paralelisht me progresin në rrugën drejt BE-së. Tensionet e fundit (në Kosovë) janë sigurisht shqetësuese. I bëj thirrje të gjitha palëve që të largohen nga konfrontimi dhe të marrin masa për të rivendosur qetësinë”, tha Von der Leyen duke folur gjatë konferencës së sigurisë GLOBSEC në Bratislavë.

Sulmet e demonstruesve serbë ndaj trupave të NATO-s në Kosovën veriore lanë të paktën 30 paqeruajtës të NATO-s dhe 52 serbë të plagosur të hënën (29 maj), pasi kryetarët e komunave, shqiptarë etnikë morën detyrën në zonën me shumicë serbe të Kosovës veriore pas zgjedhjeve të prillit të bojkotuara nga serbët.

Në fjalimin e saj, Von der Leyen njoftoi gjithashtu një plan të ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor, i cili tha se do të “sjellë disa nga përfitimet e anëtarësimit në BE për njerëzit e Ballkanit Perëndimor tashmë sot”.

“Sot dua të prezantoj një iniciativë të re për të kapur këtë moment të rëndësishëm në rajon. Është një plan i ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor. Ne duam të ndërtojmë progresin e arritur në muajt e fundit, por gjithashtu duam të sjellim disa nga përfitimet e anëtarësimit në BE për njerëzit e Ballkanit Perëndimor tashmë sot”.

Ajo foli gjithashtu për “nevojën imediate” për ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën, duke thënë se Akti i ri i Prodhimit të Municioneve sapo ishte propozuar.

Komisioni Evropian, ekzekutivi i BE-së, nisi një plan për të përdorur më shumë se 500 milionë euro për të ndihmuar firmat evropiane të armëve të rrisin kapacitetin duke përmirësuar pajisjet, duke hapur linja prodhimi dhe duke trajnuar stafin.

Raundet e artilerisë, veçanërisht predhat 155 mm, janë bërë kritike për konfliktin, ndërsa forcat ukrainase dhe ruse bëjnë një luftë intensive shkatërrimi. Zyrtarët thonë se Kievi po kalon më shumë raunde sesa mund të prodhojnë aleatët e tij aktualisht.

Të fundit