Të tjera lajme

Shqipëria nën pushtetin e motit të keq, rrëshqitje toke e dëmtim rrugësh

Vendi vijon të jetë i përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe dëbore. Në Dibër, reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në disa fshatra, duke rrezikuar edhe shembjen e banesave. Në Kukës dhe Elbasan janë raportuar rrëshqitjesh gurësh në akset kombëtare, duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve.

Rrebeshe shiu kanë përfshirë qarkun e Dibrës gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, duke sjellë probleme në disa zona. Në rrugën e Arbrit ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin, por pa e bllokuar atë.

Ndërkohë, në bashkinë Dibër për shkak të reshjeve ka dalë nga shtrati përroi i Gjelshoshit në fshatin Kishacec, duke rrezikuar të përmbyten katër banesa.

Reshje të dendura shiu ka pasur edhe në qarkun e Elbasanit, duke sjellë për pasojë probleme në disa akse rrugore.

Në segmentin e kthesave të Murrashit të aksit Elbasan – Qafë Thanë dhe në pjesë të aksit Gramsh-Moglicë ka pasur rënie guresh e inertesh në rrugë, të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.

Në njësinë administrative Polis të bashkisë Librazhd dhe në bashkinë Prrenjas e fshatrat përreth nuk ka energji elektrike.

Probleme janë raportuar nga dëbora dhe në Qafë Thore.

© SYRI.net

Të fundit