21/07/2024
22.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shqiptarët ende të padëshiruar në njësitin Tigrat

42 vjet pas themelimit, Njësitit special anti-terrorist i policisë “Tigrat”, vazhdon të mbetet pa asnjë polic shqiptar. Partitë shqiptare në pushtet heshtin për këtë fakt, ndërsa funksionarët thonë se deri më tani asnjë kandidat nuk ka kaluar të gjitha nivelet testet fizike. Në prononcimin e fundit, ministri i brendshëm Oliver Spasovski, , deklaroi se në konkursin e fundit të vitit të kaluar, ka pasur një kandidat shqiptar i cili nuk ka kaluar pasi nuk ka ditur të notojë.“Kemi, çdo vit hapim shpallje të tillë, do u tregoj për shembull për shpalljen e fundit që u publikua vitin e kaluar nga NJjësiti “Tigër”. Nga të gjithë kandidatët që u paraqitën të jenë pjesë e këtij njësiti kishte një të nacionalitetit shqiptar, i cili i filloi kontrollet dhe erdhi deri në momentin e kontrolleve preliminare, por pasi nuk dinte not nuk mund të vazhdonte më tej”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.Spasovski theksoi se në këtë njësi elitare nuk është me rëndësi përkatësia e etnike epolicëve por përgatitja e tyre. Në ceremoninë e sotme në të cilën u shënua 42 vjetori i themelimit të “Tigrave”, nuk mori pjesë asnjë nga funksionarët e lartë politik shqiptar. I pranishëm ishte vetëm zv/drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare Arif Asani. Në ceremoni, përveç Komandantit të njësisë, Dragan Pokopovski, folën edhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski si dhe ministri o brendshëm, Oliver Spasovski. TV KOHA

Të fundit