12/04/2024
15 C
Tetovo

Të tjera lajme

U arrit marrëveshje mes banorit dhe Komunës së Tetovës për rrënimin e objektit që pengon vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska”

Komuna e Tetovës dhe Islam Rushiti pronarë i shtëpisë në bulevardin “Bllagoja Toska” kanë rënë në ujdi, që ky i fundit të largojë gjësendet nga shtëpia që e njëjta të rrënohet. Pronari ka kërkuar afat 14 ditë derisa të lëshojë shtëpinë. Pronari i shtëpisë insiston se është pranuar kërkesa e tij që në pjesën e mbetur të pronës së tij të ndërtojë. Pronari më tej është shprehur sërish se nuk është kundër që të hapet rruga por vetëm kërkon që të ndërtojë në pjesën e mbetur.“Për dy jav ditë është vendosur që të rijmë pra edhe dy javë këtu. Brenda dy javësh ne duhet ta lirojmë shtëpinë dhe ata të na japin paratë sa është bë vlerësimi dhe të bëhet plani që ne të ndërtojmë aty”, tha Islam Rushiti, pronarë i shtëpisë. Vlerësimi është bërë rreth 76 mijë euro dhe gjykata e Tetovës ka pranuar kërkesën e komunës së Tetovës që të fillojë procesi i rrënimit, kurse për çështjen e vlerësimit është procedurë e ndarë.

Nga ana tjetër komuna i ka dhënë afat atij vetëm 7 ditë. Nga komuna e Tetovës  thonë se tashmë prona aty është pronë e komunës së Tetovës. Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës, tha se procesi i eksproprijimi ka përfunduar. Familjes i është siguruar strehim për gjashtë muaj derisa të sistemohet, njoftoi ai. “Gjitha procedurat gjyqësore sa i përket ekspropriimit janë përfunduar dhe vendi është i komunës së Tetovës, andaj dhe kërkuam ç`vendosjen e asaj familjeje. Ata kanë kërkuar afat kohor një javë që të mund ti largojnë mjetet që janë aty. Ne kërkuam nga avokati i tij të bëjë shkresë edhe për një javë dhe ne e miratuam. Gjitha procedurat kanë përfunduar. Janë dy çështje të ndryshme pra, ata mund ta vazhdojnë procesin gjyqësor për çështjen e çmimit por procesi i eksproprijimit ka përfunduar dhe ne kërkojmë në bazë të vendimit të gjyqit organet e rendit ta menjanojnë atë objekt. Sepse realisht ajo pronë është në emër të komunës”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës. Përndryshe, paralajmërimet e komunës ishin se sot në orën 11 do të fillojë rrënimi i shtëpisë. Për këtë, komuna kishte kërkuar asistencë nga policia e Tetovës. Nga policia e Tetovës i ishin përgjigjur ftesës dhe kishin dërguar rreth 30 polic në vendngjarje. Pas kësaj, pritet që më në fund të tejkalohet edhe pengesa e fundit për hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska”. Deri më tani në proces të eksproprijimit janë rrënuan rreth 20 shtëpi. TV KOHA

Të fundit