07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtetasi i RMV e godet me grusht punëtorin në McDonald`s

Shtetasi i RMV nuk ka dashur djathë në hamburgerin e tij. „Pa djathë“, i kishte thënë! Me sa duket një punonjës i McDonald’s nuk e ka kuptuar këtë urdhër – dhe për gabimin e vogël është rrahur.

Një burrë nga Maqedonia (38) dhe shoku i tij kanë dashur të merrnin ushqim të shpejtë për të gjithë familjen në fundjavë. Rreth orës 22:20, ata hynë në degën e McDonald’s në Straubinger Strasse, porositën hamburgerë dhe ushqime shtesë, paguan dhe u larguan.

Pas pak, ata u kthyen në dyqan, shkruan „Bild“, reansmeton portali Shtegu. Në vend të hamburgerëve, punonjësi (46) ka futur aksidentalisht në qese cheeseburger.

Më pas klienti e goditi punonjësin në fytyrë dhe ushqimin e hodhi pas banakut.

Tashmë policia po heton klientin e dhunshëm për lëndim trupor.

Të fundit