Nga sonte në mesnatë çmimet e benzinës do të rriten, ndërsa çmimi i naftës do të ulet, përcjell TV21. Çmimi i EUROSUPER 95 do të rritet për 1 denar, dhe do të kushtojë 87,5 denarë, i EUROSUPER 98 do të rritet për 1,5 denarë dhe prej nesër do të kushtojë 90 denarë për litër.
Çmimi i EURODIZEL-it zvogëlohet për 1 denar, ndërsa nga mesnata do të jetë 80 denarë për litër.
Çmimi i vajit ekstra i lehtë bie për gjysmë denarë dhe nga nesër do të shitet për 80 denarë.







