25/07/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtrenjtohet Mazuti , çmimet e derivateve tjera mbeten të njëjta

Mazuti M-1 NS prej sonte në mesnatë u shtrenjtua për 1,183 denarë për një kilogram, ndërsa çmimi i derivateve tjera mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,6 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i Mazutit M-1 NS do të jetë 40,574 denarë për një kilogram. Benzina motorike EURSUPER BS – 95 edhe më tej do të shitet për 83 denarë për një litër, EUROSUPER BS – 98 për 85 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 72, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 71,5 denarë për një litër.

Nga KRRE potencojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me llogarinë paraprake shënojnë rritje te benzinat mesatarisht për 2,374 për qind, te dizeli për 1,841, te ekstra vaji i lehtë për 2,126 dhe te mazuti për 4,61 për qind. Kursi i denarit në krahasim me dollarin, nga i cili janë formuar çmimet me llogari paraprake, është më i ulët për 0,53 për qind.

Të fundit