23/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sigurimi i informatave nga arkivat e Serbisë, shpresë se mund të dimë më shumë për të zhdukurit

Kushtrim Gara, udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur thotë se lokacionet ku dyshohet se ka varreza masive në territorin e Serbisë, mbeten sfiduese për t’u arritur.

Gara thotë se grupet punuese të formuara në dialogun e viteve 2003-04 vazhdojnë të mbeten aktive, mirëpo nuk po ka aq përgjigje konkrete në raport me kërkesat e palës kosovare.

“Në kuptim të komunikimit, ju e dini nga 2004 funksionon një grup punues si mekanizëm dialogues mes Kosovës dhe Serbisë, i formuar në atë kohë si rezultat i dialogut për çështje praktike, apo dialogut të Vjenës, pra po flas për dialogun 2003 e 2004. Edhe tani ky grup punues është funksional në kuptim të takimeve, komunikimit, këmbimit të informatave, edhe pse nuk ka takim të nivelit në kuptim të grupit sepse Serbia nuk ka reflektu ende në kërkesën e Qeverisë së Kosovës për të bërë një zëvendësim te udhëheqësi i grupit apo delegacioni i tyre, megjithatë në kuptim të ekipeve profesionale, nëngrupeve punuese, ekipe analitike, vazhdojnë takimet e rregullta. Por gjithmonë ka pasë kërkesë nga familjet që të shkohet përtej atyre takimeve. Pra në raport me kërkesat e vazhdueshme të palës tonë, të kemi përgjigje pak më konkrete të palës serbe, po aludoj në përgjigje që mund të vijnë bazuar në informatat e arkivave të tyre”, ka thënë Gara.

Gara thotë se marrëveshja e fundit me Serbinë, jep shpresë se mund të sigurohen më shumë informata nga arkivat e Serbisë.

“Prandaj ka qenë kërkesë e vazhdueshme e familjeve që përkundër ekzistimit të këtyre mekanizmave, takimeve të shumta, çështja e personave të zhdukur të bartet si prioritet në takimet e Brukselit. Është një nga çështjet që është trajtu edhe në takimet e fundit, edhe nga Marrëveshja e Ohrit dhe Brukselit. Në qoftë se ka çështje që klasifikohet apo trajtohet si çështje me prioritet të veçantë pa dyshim është çështja e personave të zhdukur. Prandaj edhe këto zhvillimet e fundit janë shpresë për familjet, në mënyrë të veçantë kjo mundësia për të siguru më shumë informata nga arkivat e institucioneve të Serbisë…Nga kjo përvojë sigurisht që në arkivat e institucioneve të Serbisë vazhdojnë të jenë informata mbi bazën e të cilave ne do të mund të siguronim ose të kenim më shumë progres në këtë proces”, ka deklaruar Gara në Tv 1. / KultPlus.com

Të fundit