Të tjera lajme

SILJANOVSKA: E TMERRSHME – ÇDO 8 MARS NUMËROJMË VIKTIMA!

Parandalimi institucional ka përjetuar disfatë duke marrë parasysh se në dy muajt e parë të vitit 2026 tashmë janë regjistruar katër raste të femicidit – ka deklaruar Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në seancën plenare të Kuvendit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ku shpalosi edhe të dhëna, sipas së cilës, gjatë vitit 2025 ka patur 4.745 denoncime për dhunë familjare dhe 6 vrasje.

“Këto shifra alarmuese kamë pasqyrë e shoqërisë ku është cënuar e drejta më themelore njerëzore – e drejta e jetës. Nuk citoj statistika, por paraqes dështimin e parandalimit institucional dhe aksionit me kohë. Është e tmerrshme që cdo 8 mars të numërojmë viktima, të debatojmë politika, të miratojmë strategji, me probleme të njëjta. Edhe këtë 8 mars, pas vdekjes së pakuptueshme të Ivanës dhe Katjës, vështirë e kam ta përjetoj si Ditë të Gruas”

Ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka paraqitur një propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit afatshkurtër për 48 orë të tjera për burrin e viktimës së gruas e cila para disa ditëve u hodh nga ballkoni së bashku me fëmijën e saj.

“Ky propozim u paraqit sepse po veprohet sipas urdhrave të lëshuara për ekspertizë të tre telefonave celularë dhe objekteve të tjera, po sigurohen dhe analizohen regjistrime video nga disa vende kritike, si dhe po sigurohet i gjithë dokumentacioni për ankesat dhe raportet e mëparshme për dhunë në familje që lidhen me të dyshuarin dhe gruan e ndjerë.

Përveç kësaj, po ndërmerren veprime të tjera që janë të rëndësishme për vërtetimin e veprave penale, elementët e të cilave aktualisht po hetohen”, thonë nga Prokuroria Publike.

Të fundit