13/07/2024
31.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sindikata në Maqedoninë e Veriut kërkoi takim urgjent me ministrin e arsimit për të diskutuar edhe për rrogat

Në seancën e 19-të të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) u kërkua takim urgjent me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), për të diskutuar ndër të tjera edhe për rrogat, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli i SASHK-ut ka kërkuar nxitim të bisedimeve me MASH-in, ku do të ketë propozime konstruktime për të gjithë çështjet diskutabile në lidhje me rritjen proporcionale, gjegjësisht harmonizimin e rrogave, dinamikë në rritjen e pagës, çështje në lidhje me transportin dhe regresin, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të përbashkët të pranuar”, është një nga vendimet e kësaj mbledhjeje.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, u caktua nga Këshilli i SASHK-ut të përfaqëson Sindikatën në negociatat me Ministrinë.

Sindikata kërkoi që negociatat të zhvillohen urgjent, ndërsa si produkt i tyre të jetë edhe teksti final i Marrëveshjes Kolektive për shkollat fillore, të mesëm dhe ai universitar.

Një nga vendimet e mbledhjes së Sindikatës është edhe paralajmërimi për “marrjen e të gjitha masave sindikale për arritjen e qëllimeve”, nëse Ministria nuk është e gatshme për zgjidhjen e problemit.

Të fundit