21/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sindikata për shëndetësi dhe farmaci apeloi që qytetarët të përmbahen nga organizimi i ngjarjeve dhe manifestimeve fetare

Sindikata e pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale u bën thirrje qytetarëve që të përmbahen nga organizimi i ngjarjeve dhe manifestimeve fetare.

“Punonjësit në shëndetësi së bashku me punonjësit nga policia dhe mbrojtja, ishin, janë dhe do të qëndrojnë në vijën e parë luftarake të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, por për tejkalimin e situatës  kemi nevojë për bashkëpunim dhe solidaritet të përbashkët nga të gjithë ne. Respektimi dhe përmbajtja ndaj masave të mbrojtjes nënkupton ruajtje të shëndetit tonë, shëndetit të familjes dhe të gjithë neve”, thuhet në komunikatën e sotme.

Sindikata rekomandon që të respektohen masat dhe rekomandimet sepse vetëm atëherë të bashkuar mund ta fitojmë virusin.

“Punonjësit në shëndetësi kanë kontribuar në mënyrë altruiste në të kaluarën duke rrezikuar jetën e tyre, disa janë infektuar nga virusi për të shpëtuar jetë të tjera, kështu që është e nevojshme të mos lejojmë që virusi të përhapet, t’i respektojmë masat dhe së bashku të jemi fitues. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të fitojmë dhe të kthehemi në jetën normale sa më shpejt të jetë e mundur”, thekson Sindikata. mb/

Të fundit